Araujo: Ëndrra për Kupën e Botës mbaroi, jam i mërzitur që s’mund të ndihmoja kombëtaren time

Ronald Araujo ka dhënë disa komente pasi është kthyer në Barcelonë. Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është kthyer nga udhëtimi me Uruguain, me ëndrrën ‘Katari 2022’ që mbaroi para kohe. Araujo nuk arriti të paraqitej në asnjë ndeshje në Botëror, pasi shkoi në Katar me një lëndim. Lojtari është shprehur i mërzitur për eliminimin dhe pamundësinë…

Sport

05/12/2022 23:52

Ronald Araujo ka dhënë disa komente pasi është kthyer në Barcelonë.

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është kthyer nga udhëtimi me Uruguain, me ëndrrën ‘Katari 2022’ që mbaroi para kohe.

Araujo nuk arriti të paraqitej në asnjë ndeshje në Botëror, pasi shkoi në Katar me një lëndim.

Lojtari është shprehur i mërzitur për eliminimin dhe pamundësinë për të ndihmuar kombëtaren e tij në fushë.

“Ëndrra për Kupën e Botës mbaroi. Jam i mërzitur që s’mund të ndihmoja shokët e skuadrës dhe vendin tim në fushë”, ka thënë Araujo, përcjell lajmi.net.

“Që prej kur u lëndova, bëra gjithçka që munda për t’u rikuperuar dhe ndihmuar kombëtaren. Isha afër, por nuk ndodhi”, shtoi lojtari.

Araujo tani do të vazhdojë stërvitjet me Barcelonën për t’u kthyer për pjesën e mbetur të sezonit me klubin e tij. /Lajmi.net/