Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën për shërbime të tranportit ajror

Arabia Saudite ka aprovuar marrëveshjen me Kosovën për shërbime të transportit ajror. Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Riad, shkruan lajmi.net. “Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të…

Lajme

28/05/2025 12:58

Arabia Saudite ka aprovuar marrëveshjen me Kosovën për shërbime të transportit ajror.

Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Riad, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror. Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë”, ka shkruar ambasada.