Arabët blejnë skuadrën e Premierligës, Allegri në bankinë, Icardi transferimi i parë

Një tjetër klub nga Premierliga mund të përfundojë në duart e arabëve.

Sport

04/04/2020 10:06

Njeriu i parë i Newcastle United, Michael Ashley, ka kohë që po negocion shitjen e skuadrës me një konsorcium arab, i kryesuar nga Momahed Bin Salman.

Mediet në Itali raportojnë se kjo marrëveshje, do të jetë marrëveshje suksese, dhe hapi i parë i arabëve do të jenë ndryshimet në stol, me Massimiliano Allegrin që do të ulej në vend të Steve Bruce.

Allegri aktualisht është i papunë, që pas largimit nga Juventus, në vitin 2019.

Tjetër lajm interesant rreth kësaj situate, është se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle./Lajmi.net/