Ara me misër e kamufluar me narkotikë në Podujevë – Arrestohet edhe një person, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotikë
Në Dumnicë të Podujevës, Policia e Kosovës ka hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër të kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit. Sipas Policisë, ato dyshohet të jetë kanabis në madhësi të ndryshme, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar edhe një person i dyshuar,…

Lajme
Në Dumnicë të Podujevës, Policia e Kosovës ka hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër të kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit.
Sipas Policisë, ato dyshohet të jetë kanabis në madhësi të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar edhe një person i dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet të jetë eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit.
Në këtë aksion të Policisë janë asgjësuar 1769 bimë narkotike ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Dumnicë e Poshtme, Podujevë 21.09.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit. Është bërë asgjësimi i 1769 bimëve narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/