Apple sjellë idenë e re për mesazhe
Apple ka paraqitur një patentë të re teknologjike të quajtur “shkrimi transparent”, i cili do të ishte një shërbim i dobishëm për celular që do të zëvendësonte sfondin e bardhë të mesazheve me teskt, në atë mënyrë që fjalët të dalin drejtë para fytyrës tuaj. Teknologjia është projektuar që t’i mbrojë këmbësorët kur janë duke…
Auto & Tek
Apple ka paraqitur një patentë të re teknologjike të quajtur “shkrimi transparent”, i cili do të ishte një shërbim i dobishëm për celular që do të zëvendësonte sfondin e bardhë të mesazheve me teskt, në atë mënyrë që fjalët të dalin drejtë para fytyrës tuaj.
Teknologjia është projektuar që t’i mbrojë këmbësorët kur janë duke shkruar në celularët e tyre, duke i lejuar ata që të ecin dhe të shkruajnë pa u penguar nga makinat që lëvizin në rrugë.
Aplikacionet patentë shpjegojnë se “është e zakonshme, edhe pse jo krejtësisht e sigurt, për një përdorues të paisjeve mobile që të shkruaj mesazhe kur është duke ecur”, duke shtuar se “një përdorues i këtillë shpesh do ta ketë të vështirë që të ndajë vëmendjen nga telefoni përderisa ka rreziqe në rrugë”.
Ju që mirreni shumë me mesazhe nuk duhet të shqetësoheni më sepse Apple do të ju shpëtojë. Me anë të kësaj teknologjie transparente të mesazheve ju do të jeni më të sigurt gjatë ecjes kur jeni duke shkruar mesazh.
Ende nuk është bërë e ditur se kur Apple do ta lansojë këtë patentë, por duket se kjo do të ndodhë shumë shpejtë.