Apple po ndërton një veturë elektrike

Pas shumë thashethemeve, tani është më se e qartë se Apple është duke punuar në një veturë elektrike. Gazeta The Wall Street raporton se Apple ka angazhuar një ekip prej 1,000 punëtorëve për të punuar në një veturë elektrike sekrete si pjesë e projektit të koduar me emrin “Titan”. Apple është duke lëvizur para me…

Auto & Tek

14/02/2015 17:34

Pas shumë thashethemeve, tani është më se e qartë se Apple është duke punuar në një veturë elektrike.

Gazeta The Wall Street raporton se Apple ka angazhuar një ekip prej 1,000 punëtorëve për të punuar në një veturë elektrike sekrete si pjesë e projektit të koduar me emrin “Titan”.

Apple është duke lëvizur para me këtë projekt, dhe duket se kompania është duke krijuar një bateri për veturën e cila mund të zgjasë në distanca edhe më të largëta, transmeton Lajmi.net.

Kompania pret që kjo veturë të jetë e gatshme në disa vite të ardhshme. Apple ka punuar së fundmi edhe me ndërtues të tjerë të veturave për të krijuar disa platforma për programe të veturave të quajtur CarPlay, që shton shumë veçori të iOS si Siri dhe iTunes në elektronikën e një veture.