Apple lanson iOS 8.3 beta
Apple është duke i ftuar përdoruesit e rregullt për të testuar një përditësim të ardhshëm të iOS.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Screenshot_13.png)
Auto & Tek
Kompania ka lansuar një faqe në të cilën përdoruesit e interesuar të iPhone mund të regjistrohen në një testim të iOS 8.3 para lansimit të plot të tij për të gjithë klientët më vonë këtë vit.
Faqja për regjistrim e Apple, e cila shihet edhe në foton më lartë, sugjeron se tashmë ka lëshuar një version publik beta të përditësimit për OS X në desktop, dhe tani është duke e zgjeruar programin edhe për iOS gjithashtu, transmeton Lajmi.net.
Pasi të vendosni për ta bërë testimin në iPhone-in tuaj, ju do të keni nevojë për ta instaluar një paketë e cila e pastron pajisjen tuaj nga programi beta. Pasi të bëhet kjo, ju do të jeni në gjendje që ta instaloni iOS 8.3, i cili përmban emoji të ri, wireless CarPlay, qasje më të lehta për përdoruesit e Google, dhe disa zgjidhje të problemeve.