‘Apple’ befason përdoruesit me këtë risi

Apple Music po bën debutimin e tij sot në shfletues të kompjuterit.

Auto & Tek

09/09/2019 18:35

Nëse tashmë veçse po paguani këtë shërbim, ju mund ta kontrolloni përmes aplikacionit beta për kompjuterë llogarinë duke u regjistruar me Apple ID tuaj, tarnsmeton lajmi.net.

Luajtësi me bazë shfletuesin, përfshin “një grup thelbësor karakteristikash” në fillim. Tani për tani, mund të kërkoni dhe luani ndonjë këngë në katalogun e ‘Apple Music’, si dhe meloditë nga biblioteka juaj nëse i keni vendosur opsionin Sync Library në pajisjet e tjera.

Ju mund të përdorni gjithashtu listat për luajtje nga seksionet e ndryshme: Library, Search, For You, Browse dhe Audio. Apple planifikon të shtojë më shumë karakteristika më vonë.

Një përfitim kryesor i sjelljes së Apple Music në kompjuter është shumëfishimi i mundësive, pasi që do të jeni në gjendje të përdorni shërbimin në kompjuterë që nuk kanë iTunes ose aplikacioni për muzikë. /Lajmi.net/