A po përçahet LDK në Ferizaj?
Ilir Avdyli i cili dha dorëheqje ditë më parë nga pozita e nënkryetarit të njërës nga nëndegët e Degës e LDK-së në Ferizaj vazhdon sulmin ndaj kësaj dege.

Lajme
Ditë më parë në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka thënë se dega e LDK-së në Ferizaj është duke pasur tronditje të mëdha për shkak të diktaturës të kryetarit Muharrem Sfarqa.
Ai konsideron se kryetari nuk është i denjë që të udhëheqë me LDK-në në Ferizaj.
Pas postimit të Ilirit në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së LDK-së në Ferizaj dhe drejtor në drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karametaj duke insistuar që të tregoj emrin e mësuesit i cili njihet për shkatërrime brenda LDK-së.
Karametaj gjithashtu tha se i ka kaluar afati të gjithë personave që kanë dëshirën ta shkatërrojnë LDK-në.
Ilir Avdyli vazhdon debatin në Facebook me Karametën duke thënë se ka filluar hani e madhe në komunë dhe ai bëhet servil duke punësuar disa persona duke përfshirë edhe vllahun e tij i cili ishte aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj. /Lajmi.net