Apeli vërteton dënimin me 6 muaj burgim për burrin që goditi me veturë burrin e Shkurte Fejzës- Rasti nuk lidhej me terrorizëm
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të akuzuarin Enis Tamnik që ka goditur me veturë burrin e këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli. Avokati i të akuzuarit, Gent Gjini e ka konfirmuar këtë për lajmi.net, i cili ka thënë se Gjykata e Apelit ka vendosur…
Lajme
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të akuzuarin Enis Tamnik që ka goditur me veturë burrin e këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli.
Avokati i të akuzuarit, Gent Gjini e ka konfirmuar këtë për lajmi.net, i cili ka thënë se Gjykata e Apelit ka vendosur se rasti nuk lidhej me terrorizëm por është cilësuar si “rrezikim i trafikut publik”.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej një viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
Prokuroria Themelore në Prizrën më 1 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Enis Tamnik, të cilin e ngaronte se më 23 shkurt 2024, rreth orës 10:50 në Prizren, nga pakujdesia e duke mos iu përshtatur kushteve të lëvizjes dhe shpejtësisë së paraparë, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme, derisa i dëmtuari H.B., derisa ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë, e godet me pjesën e përparme të automjetit, me këtë rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kokës dhe regjionit ballor të kokës, gërvishtje lëkurore të ballit dhe shuplakës së dorës, plagë çarëse në kokë, të regjionit të laprës së veshit të majtë dhe thyerje pa zhvendosje të kockës së mollëzës së majtë të fytyrës, të përcaktuara sipas akt-ekspertizës mjeko-ligjore. /Lajmi.net/