Apeli i Man City ‘në harresë’ – koronavirusi vonon përgjigjen e CAS për ‘Citizens’
Koronavirusi ka vonuar përgjigjen e CAS për Manchester City.
Sport
UEFA kishte marrë vendim që Manchester City të dënohet me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra angleze kishin thyer rregullat e FFP.
Këtë vendim, kampionët në fuqi të Premierligës e kishin dërguar në apel, në CAS, por përgjigje nuk kanë marrë akoma.
Gjithë këto vonesa kanë ardhur si pasojë e përhapjes së koronavirusit nëpër Evropë, duke bërë që thuajse gjithçka të suspendohet.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i CAS, mbi dënimin e UEFA për Manchester City. /Lajmi.net/