Apeli e kthen në rigjykim lëndën e të akuzuarës për vrasjen e burrit të saj
Paqartësia, pakuptueshmëria dhe kundërthëniet kanë qenë arsyet që Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të akuzuarën për vrasjen e bashkëshortit M.J., Besiana Veseli.
Lajme
Aktgjykimi në bazë të të cilit Veseli është shpallur fajtore për veprat penale, vrasje të rëndë dhe mbajtje, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve, është anuluar dhe çështja është kthyer në rigjykim.
Për këto dy vepra Veseli ishte dënuar me shtatë vjet burgim.
Anulimi i këtij aktgjykimi është bërë pas kërkesës së avokatit të Veselit, Veton Rrecaj, shkruan Koha Ditore.
Aktakuza kundër Veselit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda, në qershor të vitit 2013.
Ajo akuzohet se me dashje kishte privuar nga jeta bashkëshortin e saj M.J.
Sipas aktakuzës vrasja kishte ndodhur pas “një kacafytjeje midis të ndjerit dhe së pandehurës”.