Apel për 29-vjeçarin nga Vushtrria në gjendje të rëndë, familja bën thirrje për ndihmë
Një apel prekës për ndihmë është bërë publik nga Mihrije Beka, e cila kërkon mbështetje për djalin e saj, Enes Beka, 29 vjeç nga Vushtrri, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas familjes, Enesi – baba i një foshnje vetëm katër muajshe – po trajtohet në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK),…
Lajme
Një apel prekës për ndihmë është bërë publik nga Mihrije Beka, e cila kërkon mbështetje për djalin e saj, Enes Beka, 29 vjeç nga Vushtrri, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sipas familjes, Enesi – baba i një foshnje vetëm katër muajshe – po trajtohet në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në repartin e Kirurgjisë Abdominale.
Brenda katër muajve, ai i është nënshtruar gjashtë operacioneve të rënda në zorrë. Aktualisht ndodhet me plagë të hapura, me infeksion të përhapur dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.
Familja bën të ditur se ka shpenzuar të gjitha mjetet financiare gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se shpresa e vetme për Enesin mbetet trajtimi jashtë vendit, pasi – sipas tyre – në Kosovë nuk ka më mundësi për vazhdimin e mjekimit të specializuar që i nevojitet.
“Ju lutem, nga zemra e një nëne, ndihmoni djalin tim të jetojë që të kthehet pranë vajzës së tij të vogël. Çdo ndihmë, sado e vogël, për ne është jetë”, thuhet në apelin e Mihrije Bekës.
Familja apelon për mbështetje financiare dhe për shpërndarjen e rastit, duke theksuar se çdo kontribut mund të bëjë dallimin në betejën për jetën e 29-vjeçarit.
Të dhënat për ndihmë:
Përfituesi: Mihrije Rustem Beka
Banka: BKT Kosovë
Nr. i llogarisë: 1951474393321148
IBAN: XK05 1951474393321148
SWIFT / BIC: NCBAXKPR
Valuta: EUR
Kontakt: 044 332 828