Apartamenti i Federer në Dubai ‘duket si një përrallë’

Ditë më parë u zbulua se tenisti zviceran, Roger Federer, kishte fitimet më të mëdha për vitin 2019, duke qenë sportisti më i pasur në botë.

Sport

03/06/2020 23:43

Federer me pasurinë e tij të madhe po investon në shtëpi luksoze, vila dhe apartamente,  ajo që ka blerë në Dubai është vërtetë e mahnitshme.

Apartamenti luksoz në Dubai vlen sa 15 milionë euro, dhe është blerë në vitin 2014 dhe ndodhet në një lokacion ekskluziv.

Apartamenti ka 570 metra katrorë, dhe vetëm tarraca është 80 metra katror, ​​me një pamje të bukur.

Brenda apartamentit ka pesë dhoma gjumi./Lajmi.net/