AP: Aktakuza ndaj Fikrim Damkës mund t’ia komplikojë Kurtit dhe VV’së përpjekjet për formimin e Qeverisë
Akuza ndaj minisrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për sulm fizik, mund të bëhet një tjetër pengesë për përpjekjet e partisë në pushtet për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Associated Press. Prokuroria e Prizrenit, e cila ndodhet 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinës, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministrin…

Lajme
Akuza ndaj minisrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për sulm fizik, mund të bëhet një tjetër pengesë për përpjekjet e partisë në pushtet për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Associated Press.
Prokuroria e Prizrenit, e cila ndodhet 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinës, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministrin e Zhvillimit Rajonal, për sulm ndaj dy personave nga një parti rivale e pakicës turke në ditën e zgjedhjeve.
“Sipas prokurorisë, sulmi i pretenduar erdhi si pasojë e “publikimit të disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale” që ishin kritike ndaj Damkës dhe partisë së tij. Damka, lider i Partisë Demokratike Turke, u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Ai i mohon akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në një vit burg”, shkruan AP.
Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti fitoi 48 vende në parlamentin 120-anëtarësh, duke mos arritur të sigurojë shumicën.
Tutje, në shkrimin e tyre theksohet se gjatë fushatës, Kurti premtoi se nuk do të bashkëpunonte me dy partitë e tjera kryesore, duke e bërë vendimtare mbështetjen e partive të pakicave jo-serbe — të cilat kanë 10 vende në parlament.
Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleate e rëndësishme.