Anxhelina Hadërgjonaj tregon statusin e saj

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj tash e një kohë jeton dhe vepron në Amerikë.

ShowBiz

28/10/2017 22:55

Anxhelina e cila është vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, shkruan lajmi.net.

E pyetur rreth statusit të saj, Anxhelina ka thënë që është beqare dhe për momentin nuk i pëlqen dikush.

Ndër të tjera, ajo u pyet edhe rreth asaj se kush është sponsor i jetës luksoze që Anxhelina bën në Amerikë dhe për këtë gjë tha se është mamaja e saj, Albëria.

Së fundi, Anxhelina ka qenë e angazhuar në organizimin e një “Masterclass” që e mbajti në Tiranë grimeri i familjes Kardashian, Ariel Tejada me të cilin ka miqësi të mirë. /Lajmi.net/