Anulohet greva e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë
Federata Sindikale e Punetorëve të Sektorit Privat të Kosovës njofton se kanë anuluar grevën e punëtorëve teknikë të spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë e paralajmëruar për nesër (e martë) për shkak të vonesës së pagave për dy ditë. “Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisë kanë garantuer se pagat e këtyre punëtorëve do të jenë…
Lajme
Federata Sindikale e Punetorëve të Sektorit Privat të Kosovës njofton se kanë anuluar grevën e punëtorëve teknikë të spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë e paralajmëruar për nesër (e martë) për shkak të vonesës së pagave për dy ditë.
“Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisë kanë garantuer se pagat e këtyre punëtorëve do të jenë në llogaritë e punëtorëve nesër më së largu deri në orën 12:00 dhe duke u bazuar ne këtë, greva pezullohet deri pasaneser, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.