Antwerpi “fundoset” në Champions, Muja paraqitet 90 minuta ndaj Shakhtar Donetsk

Arbnor Muja me shokë kanë pësuar disfatën e radhës në Ligën e Kampionëve me Royal Antwerp. Kampionët e Belgjikës pësuan 1:0 në udhëtim te Shakhtar Donetsku, në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net. Matviienko me golin e minutës së 12-të vulosi epilogun përfundimtar të takimit dhe tre pikëshin e Shakhtar Donetskut.…

Sport

28/11/2023 20:38

Arbnor Muja me shokë kanë pësuar disfatën e radhës në Ligën e Kampionëve me Royal Antwerp.

Kampionët e Belgjikës pësuan 1:0 në udhëtim te Shakhtar Donetsku, në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Matviienko me golin e minutës së 12-të vulosi epilogun përfundimtar të takimit dhe tre pikëshin e Shakhtar Donetskut.

Reprezentuesi shqiptar nga Mitrovica, Arbnor Muja startoi nga minuta e parë për Antëerpin dhe u aktivizua për 90 minuta.

Me këtë disfatë, Antwerpi është i fundit pa pikë, kurse Shakhtar Donetsk ngritet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e tretë./Lajmi.net/