Antony në radarin e Liverpool

Liverpool po synon të përforcojë repartin e sulmit edhe me një tjetër emër.

Sport

19/05/2022 12:30

Ylli brazilian i skuadrës së Ajax Amsterdam, Antony është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe pas paraqitjeve brilante me skuadrën holandeze.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Liverpool i është bashkuar garës për shërbimet e anësorit brazilian, Antony, përcjell lajmi.net.

Jurgen Klopp dëshiron ta shtojë 22 vjeçarin në arsenalin e tij, por do të ketë në garë edhe skuadrën e Man United.

Thuhet se Liverpool mund të humb shërbimet e Sadio Mane, dhe interesimi për një tjetër anësor si Antony i bën edhe më të besueshëm ato zëra.

Me kalimin e Erik ten Hag te Man United, Antony shihet afër United, por Liverpool gjithsesi se do të luajë kartat e veta. /Lajmi.net/