Antonio Conte e do Iscon te Interi

Inter është skuadra më e fundit e interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Isco Alarcon.

Sport

23/03/2021 13:41

Mesfushori nuk është në planet e Zinedine Zidanes edhe pse kohëve të fundit ka luajtur më shumë shkaku i problemeve me lëndime te lojtarët e tjerë, transmeton lajmi.net.

Isco pritet të shitet gjatë verës me presidentin Florentino Perez që nuk do ta lejojë spanjollin të largohet si agjent i lirë.

Mediat italiane raportojnë se trajneri Antonio Conte është duke kërkuar me ngulm kalimin e Iscos në “San Siro”.

Por, Inter do të këtë mjaftë problem të nënshkruajë me spanjollin ngase ende kanë para borxh për transferimin e Achraf Hakimit.

Në këtë çështje, “Los Blancos” nuk do kenë besim te Inter, andaj në rast që nuk paguhet menjëherë shuma e kërkuar nuk do e lejojnë të largohet.

Pos kësaj, Isco ka reputacion të mirë në Angli, derisa interesim ka shprehur edhe Sevilla./Lajmi.net/