Anton Quni takohet me Papa Leo XIV në Itali – ia jep dhuratë një fotografi të Ibrahim Rugovës
Deputeti i LDK-së, Anton Quni së bashku me gruan e tij, Mirjanën kanë udhëtuar për në Itali, ku kanë takuar ditën e sotme, Papa Leo XIV. Quni këtë takim a ka cilësuar si përvojë të thellë shpirtërore dhe frymëzuese. ”Një ditë vërtet e paharrueshme! Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Anton Quni së bashku me gruan e tij, Mirjanën kanë udhëtuar për në Itali, ku kanë takuar ditën e sotme, Papa Leo XIV.
Quni këtë takim a ka cilësuar si përvojë të thellë shpirtërore dhe frymëzuese.
”Një ditë vërtet e paharrueshme! Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh të takonim Shejntërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private.Kjo ishte një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese. Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij.” ka shkruar ai.
Deputeti i LDK-së i dha dhuratë Papës një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë:
Një ditë vërtet e paharrueshme!
Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh të takonim Shejntërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private.
Kjo ishte një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese.
Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë.
Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij.
Vatikan
23.08.2025