Antiamerikanizmi i Vetëvendosjes: “Miqtë amerikanë i kemi ‘pak’ kriminela” (Foto)

Nuk është diçka e pa thënë më parë se Vetëvendosje nuk i ka raportet edhe aq të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

05/10/2015 11:49

Kjo frymë “anti-amerikane” mbizotëron te shumica e aktivistëve të këtij subjekti politik, dhe në jo pak raste e thonë edhe hapur, shkruan lajmi.net.

Një rast i tillë është ai i Alket Zeqirit, anëtar i Këshillit Drejtues të Vetëvendosjes në Fushë Kosovë.

Ai ka bërë një postim në Facebook ku thotë se “Miqtë amerikanë i kemi ‘pak’ kriminela”. Fjala pak është futur në thonjëza, me gjasë për ta lënë që të nënkuptohet se e ka menduar për shumë.

a

Ky koment i tij shoqërohet me një foto të një ushtari amerikan i cili në vitin 2011 kishte pranuar se ka kryer vrasje të civilëve në Afganistan, vetëm për qejf.

aaa

Zeqiri nuk e problem që rastin ta përgjithësoj, duke e cilësuar si kriminale Ushtrinë Amerikane, e cila ishte më meritorja për vendimin e vitit 1999 për ta bombarduar Serbinë, ku si rrjedhojë shqiptarët sot gëzojnë lirinë dhe shtetin e tyre të shpallur në vitin 2008. /lajmi.net