Oda ekonomike Kosovare-Turke takim me kryeminstrin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka prezantuar perspektivat e Qeverisë për investime para investitorëve turq në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me përmirësimin e ambientit të investimeve. Në takim u diskutua për angazhimin e sektorit privat në investime si dhe për strategjitë zhvillimore të Qeverisë. Kryeministri Albin…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka prezantuar perspektivat e Qeverisë për investime para investitorëve turq në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me përmirësimin e ambientit të investimeve. Në takim u diskutua për angazhimin e sektorit privat në investime si dhe për strategjitë zhvillimore të Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti sot në një mëngjes pune është takuar me anëtarët e Bordit Drejtues të Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Oda Tregtare Kosovaro Turke e themeluar nga investitorë nga Türkiye në bashkëpunim me ndërmarrës kosovarë, vepron në Kosovë që nga viti 2008 dhe konsiderohet një nga aktorët kyç në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Kurti theksoi se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s, bashkëpunimin ekonomik si dhe lidhjet historike e kulturore ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy vendeve. Në këtë takim, Kryeministri Kurti mori pjesë së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, përfshirë Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari- Lila, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, si dhe Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti prezantoi perspektivat e Qeverisë për përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë dhe zhvilloi një shkëmbim mendimesh me përfaqësuesit e sektorit privat.