Anthony Joshua paralajmëron pensionimin nëse humb ndaj Franklin
Kampionin i unifikuar i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua është në rrugën e kthimit kundër Jermaine Franklin në prill. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, Joshua do të kërkojë fitoren e tij të parë që nga mposhtja e Kubrat Pulev në 2020, transmeton lajmi.net. Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin janë akorduar për…
Sport
Kampionin i unifikuar i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua është në rrugën e kthimit kundër Jermaine Franklin në prill.
Pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, Joshua do të kërkojë fitoren e tij të parë që nga mposhtja e Kubrat Pulev në 2020, transmeton lajmi.net.
Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin janë akorduar për të gjitha kushtet për një meç të peshave të rënda më 1 prill.
Përpara këtij meçi është britaniku që njoftoi se nëse humb këtë përballje atëherë do të pensionohet.
“Do të pensionohem nëse humbas. Nuk jam këtu për të garuar me njerëzit. Nëse ata duan që unë të pensionohem do ta bëjë”, u shpreh ai për ‘MailOnline’.
Dueli në mes Anthony Joshua – Jremaine Franklin do të zhvillohet të shtunën (1 prill), në Londër./Lajmi.net/