Anna Oxa lëndohet në skenë
Pjesëmarrja e Anna Oxas në spektaklin ‘Ballando con le Stelle’ (Vallëzim me yje) vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka qenë ‘viktimë’ e një incidenti të pësuar gjatë natës së mbrëmshme, derisa ishte duke e bërë një lëvizje të vështirë, në kërcimin ‘charlesto’, duke përfunduar në tokë. Ky incident ka…

ShowBiz
Pjesëmarrja e Anna Oxas në spektaklin ‘Ballando con le Stelle’ (Vallëzim me yje) vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka qenë ‘viktimë’ e një incidenti të pësuar gjatë natës së mbrëmshme, derisa ishte duke e bërë një lëvizje të vështirë, në kërcimin ‘charlesto’, duke përfunduar në tokë.
Ky incident ka ndodhur në studio dhe ‘live’, ndërsa udhëheqësja e spektaklit, Milly Carlucci është detyruar ta ndërpriste këtë emision përkohësisht, derisa këngëtares i është dhënë ndihma e mjekut. Oxa ka bërë lëvizje të gabuar të nyjës së këmbës dhe përfundoi në tokë.
Vetëm një javë më parë, ajo shkaktoi polemika duke u fjalosur me publikun dhe jurinë. Me gjasë, eksperienca e Anna Oxas, e cila kërcente me partnerin Samuel Peron, në këtë spektakël ka marrë fund para kohe.