Ankesë reale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u nda i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në pjesën e dytë të duelit kundër Barcelonës, ku u mposhtën me rezultat 2-1 në duelin e zhvilluar në Nou Camp. Mirëpo, strategu italian kritikoi vendimin e gjyqtarit Undiano Mallenco që nuk akordoi penallti me rastin kur Cristiano Ronaldo…

Sport

26/10/2013 20:42

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u nda i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në pjesën e dytë të duelit kundër Barcelonës, ku u mposhtën me rezultat 2-1 në duelin e zhvilluar në Nou Camp.

Mirëpo, strategu italian kritikoi vendimin e gjyqtarit Undiano Mallenco që nuk akordoi penallti me rastin kur Cristiano Ronaldo u rrëzua në zonën e Barcelonës pas një dueli me Javier Mascheranon.

“Pjesa e dytë ishte mjaft e mirë. Kemi krijuar presion më të madh dhe luajtëm më mirë. E kishim ndeshjen nën kontroll dhe patëm raste të mira për shënim. Natyrisht penalltia ndaj Ronaldos ishte shumë e qartë. E gjithë bota e pa përveç gjyqtarit. Nuk e di se si ka mundur t’i ndodh kjo një gjyqtari ndërkombëtar”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ai shijoi emocionet e para të El Clasicos si trajner i Realit dhe i pëlqeu atmosfera. “Është një ndeshje fantastike, një atmosferë e jashtëzakonshme. Spektakël i futbollit mes skuadrave fantastike. Deshëm ta fitonim këtë ndeshje, por si do që të jetë jemi duke u përmirësuar. Kjo ndeshje e dëshmon”, theksoi ai.

Me këtë humbje, Reali mbetet gjashtë pikë prapa Barcelonës që kryeson në La Ligë pas dhjetë xhirosh.