Ankesat për referim, Ismet Munishi i reagon ashpër Dritës: Veç ju s’keni drejt mu anku, ju njohim mirë

Drita u ankua mbrëmë në Federatën e Futbollit të Kosovës kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili e drejtoi ndeshjen e Kupës së Kosovës mes gjilanasve dhe Dukagjinit. Gjilanasit e akuzuan Bejtullahun për referim tendencioz dhe për sjellje provokuese e arrogante, ndërsa kërkuan nga shtëpia e futbollit kosovar që më të mos iu referojë ky gjyqtar,…

Sport

13/02/2025 13:10

Drita u ankua mbrëmë në Federatën e Futbollit të Kosovës kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili e drejtoi ndeshjen e Kupës së Kosovës mes gjilanasve dhe Dukagjinit.

Gjilanasit e akuzuan Bejtullahun për referim tendencioz dhe për sjellje provokuese e arrogante, ndërsa kërkuan nga shtëpia e futbollit kosovar që më të mos iu referojë ky gjyqtar, shkruan “Gazeta Express”.

Ndër të tjera, “Intelektualët” thanë se në ditët në vazhdim do të sjellin prova përmes video-xhirimeve për dëmet që ua bëri referi në fjalë.

E sot, përmes një statusi në rrjetet sociale, Dritën e ka “goditur” trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi.

Sipas tij, liderët e Superligës janë të fundit që duhet të ankohen në referim, ndërkohë që shkoi edhe më larg, duke thënë se “ju njohim mirë”.