Anita tregon tri mënyrat se si e përkëdhel Ramush Haradinaj

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj ishte e ftuar në emisionin "Shiko kush luan", te Luana.

ShowBiz

17/01/2021 10:15

Anita Haradinaj në njërën nga sfidat e emisionit u pyet  një pyetje të sikletshme, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ajo nuk hezitoi të përgjigjej. Pasi që Haradinaj nga larg duket paksa i ftohtë dhe i rreptë cilat janë tri mënyrat që ai e përkëdhel atë, ishte pyetja.

Anita me të qeshura tha se a duhet vetëm të tregoi apo edhe t’i demonstroj.

“E para thjesht me kap surratin dhe më puth, e dyta kështu kur jam duke ecur më jep edhe ndonjë shpullë dhe e treta më thotë shpirt, zemër”, tha ajo./Lajmi.net/