Angela në krahët e Ledrit
Ata ishin parë së bashku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe duket se në mes tyre ka më shumë se miqësi. Ledri Vula dhe Angela Martini mund të jenë çifti më i ri ‘VIP’. Pasi e mori në aeroport dhe e solli në Prishtinë, reperi kosovar po e kalon krejt kohën me modelen e famshme…

ShowBiz
Ata ishin parë së bashku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe duket se në mes tyre ka më shumë se miqësi. Ledri Vula dhe Angela Martini mund të jenë çifti më i ri ‘VIP’.
Pasi e mori në aeroport dhe e solli në Prishtinë, reperi kosovar po e kalon krejt kohën me modelen e famshme shqiptare.
Madje, ish anëtari i Skillz e publikoi mbrëmë befasisht këngën më të re, duke u kthyer kështu përfundimisht në botën e muzikës.
E në videoklipin e tij, protagoniste ishte pikërisht bukuroshja shkodrane, ku u panë skena të nxehta në mes tyre.
E fotografia të cilën ua sjellim ne, konfirmon gjithçka për lidhjen më të re të tyre. Ata shihen në një lokal në Prishtinë, shumë afër njëri tjetrit. Çiftit të ri ia urojmë lidhjen e re!