Anëtarët e familjes Bllaca kishin raporte të mira mes vete, probleme kishin vetëm motra me vëllanë e madh
Derisa po vazhdojnë hetimet e policisë në vendin e ngjarjes në Gjilan ku sot ka ndodhur një vrasje e shumëfishtë, ekipi i lajmi.net po vazhdon të jetë ende prezent.
Lajme
Ata kanë arritur të marrin edhe detaje rreth familjes Bllaca nga një person i afërt i familjes.
Siç ka rrëfyer një person i afërt me familjen Bllaca, Blerimi, djali i madh i familjes kishte qenë një person i qetë dhe shumë i sjellshëm me miqtë e tij. Informatë tjetër nga ky person është se Blerimi kishte nxjerrë vizën për në Gjermani dhe ditëve në vijim ka pasur të niset.
Blermi, sipas këtij personi punonte si sigurim në një kompani private. Në Gjermani gjendet edhe xhaxhai i Blerimit i cili edhe e mbante familjen e vëllaut të tij në baza mujore.
Njëri nga xhaxhallarët ndërkaq gjendet në Kosovë. Siç ka rrëfyer ky person për lajmi.net, problemet kryesore kanë qenë mes motrës Valdetes dhe Blerimit, ndërkaq, Fisniku, vëllau i vogël është parë më rrallë në lagje sepse ka qenë duke përfunduar shkollimin. Po ashtu, babai i Valdetës, në të kaluarën kishte punuar në një kompani turistike.
Vlen të theksohet gjithashtu se sipas rrëfimit të fqinjëve, vrasja besohet të ketë ndodhur për shkaqe pronësore. /Lajmi.net/