Andres Iniesta merr rol të ri te Maroku
Legjenda e Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Andrés Iniesta, është emëruar drejtor sportiv i përfaqësueses së Marokut. Federata Marokene e Futbollit konfirmoi marrëveshjen, ku Iniesta do të ketë rol kyç në planifikimin dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në Marok. Detyrat e tij përfshijnë: vendosjen e një filozofie të unifikuar të lojës nga ekipet e moshave…
Sport
Legjenda e Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Andrés Iniesta, është emëruar drejtor sportiv i përfaqësueses së Marokut.
Federata Marokene e Futbollit konfirmoi marrëveshjen, ku Iniesta do të ketë rol kyç në planifikimin dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në Marok.
Detyrat e tij përfshijnë: vendosjen e një filozofie të unifikuar të lojës nga ekipet e moshave deri te kombëtarja e madhe, zhvillimin e lojtarëve dhe stafeve teknike, përgatitjet për Botërorin 2026 dhe bashkë-organizimin e Botërorit 2030 me Spanjën dhe Portugalinë.
Ish-mesfushori legjendar pritet të sjellë përvojën e tij të jashtëzakonshme për të ngritur futbollin maroken në nivel tjetër.