Andin Hoti konfirmon se takimi për të zhdukurit në Bruksel dështoi, Petkoviq edhe pse ishte atje refuzoi të mbahej takimi

Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e zhdukur. Por ky takim nuk është arritur të realizohej për shkak të refuzimit të palës serbe që të marrin pjesë në takim, edhe pse kjo ishte planifikuar prej dy javësh. Konfirmimi për dështimin e këtij takimi tashmë u bë edhe…

Lajme

15/01/2025 13:49

Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e zhdukur.

Por ky takim nuk është arritur të realizohej për shkak të refuzimit të palës serbe që të marrin pjesë në takim, edhe pse kjo ishte planifikuar prej dy javësh.

Konfirmimi për dështimin e këtij takimi tashmë u bë edhe Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili përfaqëson Kosovën në këtë kuadër.

Hoti deklaroi se Petar Petkoviq që ishte përfaqësues i palës serbe ishte i pranishëm në Bruksel, por nuk mori pjesë.

Ndryshe Petkoviq kishte refuzuar të zhvillojë takimin për shkak të aksionit të sotëm nga organet e hetuesisë në Kosovë, të cilët kanë mbyllur 10 komuna paralele serbe që po funksionin në Kosovë.

Reagimi i plotë i Hotit:

NJOFTIM!

Sot, më 15 janar 2025, ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel ashtu sic eshte paralajmeruar.

Megjithatë, takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në këtë takim, edhe pse takimi kishte qenë planifikuar para dy javëve.

Kryenegociatori i Serbise ishte i pranishem në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë cfare ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetem për ceshtjen e Personave te Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve.

Prania e z. Petkoviç në Bruksel është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit.

Arsyetimi i Serbisë për mospjessëmarrje në takim përvec që banal është edhe i dëmshem për procesin e zbardhjes se fatit të personve të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgje me temen që sot janë thirrur në Bruksel.

Kjo demonstron për të satënherë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme.

Kjo tregon edhe njëhërë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me ceshtjen e personve të zhdukur.

Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat tona sipas agjendës së parashikuar, dhe për këtë kemi marrë njoftimin nga z. Lajcak që do të raportohet konstruktiviteti ynë dhe kërkesat tona tek vendet anëtare të BE-së.

Ne vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira./Lajmi.net/