Andi Hoti: I lumtur që jam këtu, ëndërroj debutimin me skuadrën e parë

Mbrojtësi kosovar është duke u stërvitur me skuadrën e parë të Interit.

Sport

16/07/2021 23:55

Hoti është ftuar nga skuadra e parë e Interit në parapërgatitjet para fillimit të sezonit të ri, shkruan lajmi.net.

Kosovari është shprehur shumë i lumtur që është grumbulluar me skuadrën e parë të ‘Nerazzurëve’.

“Të jesh këtu është një përvojë e madhe, ka lojtarë të shkëlqyeshëm nga të cilët unë mund të mësojë shumë Jam i lumtur të stërvitem në Appiano Gentile. Shpresoj të mësojë shumë nga De Vrij, i cili është padyshim një shembull për mua”, tha ai.

“Sezonin e kaluar kam luajtur si një mbrojtës qendror në mbrojtjen me tre, por gjithashtu mund të përshtatem me katër. Takohem përsëri në Primavera me Chivu, i cili është një trajner i shkëlqyeshëm, ai tashmë më ka trajnuar në U-17 dhe jam i sigurt që do të jem në gjendje të mësojë shumë prej tij”, shtoi ai.

I pyetur për qëllimet e tij te Interi ai tha: “Fitimi i kampionatit me Inter Primavera, Kupa e Italisë, Youth League, dhe ndoshta debutimi me ekipin e parë”. /Lajmi.net/