Ancelotti vjen me një tjetër rekord të madh

Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti është trajneri që ka mesatare më të mirë të golave të shënuar për ndeshje në historinë e La Ligas.

Sport

02/01/2015 16:27

Trajneri italian, Carlo Ancelotti është duke shkruajtur histori te skuadra e Real Madridit. Ai është njeriu që ka mesatare më të mirë të golave të shënuara për nedshje në historinë e La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka shënuar 159 gola në 53 ndeshje në La Liga, që do të thotë se posedon një mesatare prej 3 golave në një ndeshje, mesatare kjo që nuk është arritur nga diku rreth 300 trajnerët që kanë zhvilluar së paku 30 ndeshje në La Ligë.

Vendi i dytë mbahet nga Frederick Pentland i cili ka një mesatare prej 2.9 golave me Atletico dhe Athletic Bilbaon gjatë viteve 1928 dhe 1936. Vendi i tretë mbahet nga Jose Mourinho i cili me Realin kishte një mesatare prej 2.86 golave për ndeshje.

Në vendin e katërt është Sampere me 2.77 gola për ndeshje, i ndjekur nga Guardiola që e mban vendin e pestë me 2.71 gola për ndeshje.