Ancelotti uron Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka uruar publikisht skuadrën e Barcelonës e cila arriti të fitojë titullin e La Ligas në këtë sezon.

Sport

17/05/2015 23:25

Carlo Ancelotti ka uruar skuadrën e Barcelonës e cila e fitoi titullin e La Ligas për sezonin 2014-15.

“Fillimisht, unë dua të uroj Barcelonën dhe kolegun tim, Luis Enriquen për triumfin në ligë”, tha Ancelotti pas takimit ndaj Espanyolit.

“Bilanci i përgjitshëm i skuadrës sonë për këtë sezon nuk është pozitiv”, ishin fjalët e Ancelotti në konferencë për shtyp.