Ancelotti ‘shkrinë’ së qeshuri gazetarët për Militaon: Nuk është bukurosh, por është më i miri në botë në rolin e tij

Skuadra e Real Madridit nesër luan ndeshjen e rëndësishme të javës së 26-të në La Liga kundër rivalit Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”. Trajneri italian, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media ku dhuroi ‘shoë’ me gazetarët duke folur rreth mbrojtësit brazilian, Eder Militao, shkruan Lajmi.net “Ai është mbrojtësi më i mirë në botë.…

Sport

18/03/2023 14:09

Skuadra e Real Madridit nesër luan ndeshjen e rëndësishme të javës së 26-të në La Liga kundër rivalit Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media ku dhuroi ‘shoë’ me gazetarët duke folur rreth mbrojtësit brazilian, Eder Militao, shkruan Lajmi.net

“Ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Ndonjëherë nuk është përfekt, sepse nuk fokusohet në lojë 100 për qind, gjithashtu nuk është bukurosh”, tha Ancelotti duke qeshur.

Skuadra e Real Madridit dhe Barcelonës takohen në ‘Camp Nou’ për herë të dytë këtë sezon në La Liga. Klubi i Ancelottit kërkon fitore nëse dëshiron t’i qëndrojë mbrapa liderit momental, Barcelonës, e cila ka 65 pikë, 9 më shumë se vendi i dytë, Real Madrid (56)./Lajmi.net/