Ancelotti: Rikthehemi vitin tjetër
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka frikësuar në njëfarë mënyrë kundërshtarët e skuadrës së tij, duke thënë se Los Blancos do të tentojnë që në vitin tjetër ta fitojnë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Sport
Ancelotti e ka thënë me një bindje të madhe se Reali në sezonin tjetër do të luftojë për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
“Unë do doja të fitoja trofeun më të rëndësishëm, Ligën e Kampionëve”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.
“Sidoqoftë, unë gjithashtu dua ta fitoj La Ligan. Këtë vit ne ishim shumë afër, ndërsa do të tentojmë ta fitojmë në vitin tjetër”, përfundoi italiani.