Ancelotti në Serie A
Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Serie A. Jo tek ish skuadra e tij Milan, por rivali Roma.

Merkato
Humbja nga BATE Borisov ka lëkundur seriozisht bankinën e trajnerit të Romës, Rudi Garcia.
Andaj, sipas mediave italiane, “Giallorossët” kanë identifikuar pasardhësin e tij.
Carlo Ancelotti është trajneri i zgjedhur nga kryesia e klubit nga Olimpico, në rast se Garcia nuk arrin ta shpëtojë postin e tij.
Ancelotti është i lirë pas largimit nga Real Madrid në fund të edicionit të shkuar.