Ancelotti në Man City? Jo!
Manchester City ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin për angazhimin e tij në postin e menaxherit.

Sport
Manchester City, nëpërmjet një zëdhënësi, ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për sezonin e ri.
Mediat italiane gjatë ditës së sotme kanë publikuar lajmin se Ancelotti ka nënshkruar marrëveshje paraprake me “Citizens”.
Mirëpo, gjiganti anglez ka insistuar se nuk ka asnjë formë të marrëveshjes me Ancelottin, edhe pse ai vazhdon të përmendet si opsion për pasardhës të Manuel Pellegrinit i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.