Ancelotti ndryshon pozitën e Ramosit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është duke menduar që ta zhvendosë Sergio Ramosin, në krahun e djathtë për ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Sport

11/09/2014 18:49

Daniel Carvajal është i lënduar dhe nuk do të paraqitet fare për derbin kundër Atletico Madridit.

Mungesa e Carvajalit, pritet të bëj që Sergio Ramos të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes për këtë takim.

Ramos nën drejtimin e Ancelottit ka luajtur vetëm një herë në krahun e djathtë të mbrojtjes, më 6 nëntor të vitit të kaluar në Torino kundër Juventusit.

“Ai është qendër-mbrojtës, mirëpo skuadra është dashur ta ndërrojë pozitën e tij për këtë takim”, ishin fjalët e Ancelottit të thëna gjatë asaj kohe.