Ancelotti: Kjo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti pret që Barcelona të kërkojë titullin e Ligës së Kampionëve, pas nënshkrimeve këtë afat kalimtar.

Sport

07/08/2019 08:20

Kampionët e pesëfishtë evropian kanë pasur rënie në këtë garë, duke pritur për titull që nga viti 2015.

Në dy vitet e fundit, Barcelona ka përjetuar eliminimi të dhimbshme, duke u përmbysur nga Roma në çerekfinale dhe Liverpool në gjysmëfinale.

“Unë besoj se Barcelona gjithmonë është një kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell lajmi.net.

“Ka një lojtar si Leo Messi dhe shumë të tjerë, kështu që unë mendoj se ata do të garojnë për të fituar maksimumin dhe maksimumi është Liga e Kampionëve”.

“Unë mendoj se me nënshkrimet që kanë bërë, këtë vit do të jenë konkurrues”./Lajmi.net/