Ancelotti kërkon nga Real Madrid transferimin e yllit të Juventusit

Real Madrid raportohet të këtë treguar interesim për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

Sport

03/01/2022 15:25

“Los Blancos” kanë treguar formë të lartë nga ana defensive, me Eder Militaon dhe David Alaba që kanë krijuar partneritet të shkëlqyer, transmeton lajmi.net.

Por, kjo mesa duket është më e thellë, me Fanatik, që raporton se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Real Madrid të transferojnë Demiral.

Demiral momentalisht është huazim te Atalanta, që kanë edhe opsionin e blerjes prej 27 milionë euro.

Edhe pse 23-vjeçari ka bërë 11 paraqitje për klubin italian,e  ardhmja mbetet në dyshime.

Në rast që Atalanta nuk e blen, atëherë Juventus do provojë shitjen e Demiral, kësisoj Real Madrid mund t’i bashkohet kësaj garë të madhe./Lajmi.net/