Ancelotti: Duhet të rikthehemi, Ronaldo ishte i lodhur

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i pakënaqur me humbjen e dytë radhazi që pësoi skuadra e tij, duke thënë se ata duhet të dalin sa më shpejtë nga kjo situatë.

Sport

07/01/2015 23:29

Pas humbjes ndaj Valencias në vikend, Reali u mposht edhe nga Atletico Madridit me rezultat 2-0 në kuadër të Copa del Rey në Vicente Calderon.

“Ne e kishim nën kontroll takimin deri te penalltia, më pas gjërat ndryshuan. Ne nuk jemi të lumtur me këtë humbje dhe duhet të dalim nga kjo situatë”.

“Ronaldo ishte shumë i lodhur dhe për këtë arsye nuk startoi në këtë takim”, ishin fjalët e thëna nga italiani menjëherë pas takimit.