Ancelotti: Do jetë si finale e Ligës së Kampionëve, jemi optimist

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se është optimist për fitore nesër ndaj PSG-së.

Sport

14/02/2022 18:51

Gjiganti madrilen është mysafir i “Parisienëve” në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Në konferencë për shtyp, Ancelotti e vlerësoi këtë takim si të jetë finalja, ngase e sheh PSG-në si një ndër kandidatët kryesorë.

“Kemi besim për nesër. Kjo ndeshje është mjaftueshëm e mirë për të qenë finale e Ligës së Kampionëve. Duam të mposhtim një ndër rivalët kryesorë për kupë”.

Benzema? Jam i fundit që vendosi. Lojtari dhe doktori do vendosin. Ka marrë dritën e gjelbër. Do të shohim se si ndihet”.

Presioni? Presioni i vetëm është që përballemi me një skuadër të mirë si PSG, është më shumë si motivim para presionit. Nuk është ndeshje e vështirë të përgatitemi, të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar”.

Mënyra e lojës? Posedim dhe kundërsulm. Ky është plani. Por, PSG luan në këtë mënyrë gjithashtu, jemi të ngjashëm”.

Mbappe? Mendoj që të gjithë lojtarët janë duke menduar të ndihmojnë skuadrën për të eliminuar kundërshtarin. Mbappe mendon njësoi si Vinicius Junior dhe Karim Benzema: Të fitojë Ligën e Kampionëve”

“Është e veçantë të luajmë ndaj Mbappe sepse e dimë që një ditë mund të luajë në Real Madrid. Por, gjëja e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”.

Bale? Flas me të shpesh, provoj t’i dëgjoj problemet e tij – lidhja jonë është shumë e mirë. Është serioz dhe profesional, e respekton shumë klubin. Lëndimet ia vështirësuan të luajë këtë sezon, por tani ndihet mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Parkun e Princave” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/