Ancelotti beson se Mbappe mund të bëhet si Ronaldo te Reali
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ylli francez, Kylian Mbappe mund të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi. Trajneri italian u paraqit gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, para ndeshjes ndaj Real Sociedadit, që luhet sonte në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Real Madridi…

Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ylli francez, Kylian Mbappe mund të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi.
Trajneri italian u paraqit gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, para ndeshjes ndaj Real Sociedadit, që luhet sonte në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Real Madridi i bën konak Sociedadit, për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, pasi e kishte fituar të parën 1-0.
Në këtë konferencë, Ancelotti dha një deklaratë të fuqishme, duke thënë se ai beson se Mbappe mund të arrijë nivelin e Ronaldos te Real Madridi, me këtë të fundit që kishte kaluar tetë sezone në kryeqytetin spanjoll, duke shënuar 450 gola e duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, mes shumë trofeve të tjerë.
“Unë pres që Mbappe do të arrijë atë që e ka arritur Ronaldo me Real Madridin. Unë mendoj se mund ta bëj këtë dhe ai do të jetë një legjendë e Real Madridit, ashtu sikurse Cristiano Ronaldo”, ka thënë Ancelotti.
Real Madridi do të luajë sontë nga ora 21:30 në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Sociedadit.
Ndeshjen e kaluar, madrilenët e fituan 3-2 ndaj Leganesit, po në këtë stadium.