Ancelotti barazon Mourinhon
Brenda vetëm një viti, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka fituar tre tituj, duke barazuar bilancin e paraaradhësit të tij, Jose Mourinho, në Santiago Bernabeu.
Sport
Carlo Ancelotti vështirë se mund të kishte imagjinuar një fillim më të mbarë të aventurës në postin e trajnerit të Real Madridit.
Brenda një viti ai triumfoi në Copa del Rey, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, tre tituj. Me këtë bilanc ai ka barazuar atë të paraardhësit të tij Jose Mourinho, por që për të fituar tre tituj iu nevojit një periudhë më e gjatë 2010-2013.
Kurse, Ancelotti është dëshmuar më efikas. Në ndeshjen e parë zyrtare të edicionit 2014-15, Real Madrid mposhti Sevillan me rezultat 2:0 në Superkupën e Evropës.
Dhe, Ancelotti do të ketë rastin të fitojë trofeun e tij të katërt si trajner i Real Madridit në Kampionatin botëror për klube. Me të, ai do ta mposhtë bilancin e trofeve të Mourinhos në Santiago Bernabeu ku triumfoi në Copa del Rey, La Ligë dhe Superkupën e Spanjës.