Analisti Zogaj: Diasporës së Kosovës duhet t’i hiqet e drejta e votës

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se diasporës duhet t’i hiqet e drejta e votës në Kosovë. Sipas tij, është e padrejtë qe një qytetar që jeton në Londër, Berlin e Paris të ia përcaktojë pushtetin politik një qytetari që jeton në Prishtine, shkruan lajmi.net. Zogaj ka thënë se e drejta e votës për diasporën është…

Lajme

15/10/2024 10:09

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se diasporës duhet t’i hiqet e drejta e votës në Kosovë.

Sipas tij, është e padrejtë qe një qytetar që jeton në Londër, Berlin e Paris të ia përcaktojë pushtetin politik një qytetari që jeton në Prishtine, shkruan lajmi.net.

Zogaj ka thënë se e drejta e votës për diasporën është e pamoralshme.

“Eshte hipokrite qe njerezit qe jetojne jashte Kosoves, ku jane pjese e sistemit politik, ekonomik e social, t’i’a percaktoje qytetarit brenda Kosoves se cfare sistemi politik, ekonomik e social do te duhej te jetoje. Diaspora mund te kete mendim se cfare po ndodh ne Kosove dhe se si po qeveriset ajo, por jo edhe te kete fuqine e votes qe te ndikoje direkt ne sistemin politik brenda. Kjo mase do te zvogelonte kete manipulimin emocional qe po ndodh per nje kohe te gjate me diasporen per qellime te pastra pushteti”, ka shkruar Zogaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: