Analistët: Mungesa e institucioneve vështirëson rrugën për BE
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës vlerësohet se po e vështirëson rrugën e republikës drejt integrimeve evropiane. Njohës të këtyre proceseve kanë kërkuar nga partitë politike që të gjejnë një konsensus sa më shpejt, pasi thonë se vendin e presin sfida në arenën ndërkombëtare. Janë bërë gati dy vjet që Kosova është nën masa shteteve…

Lajme
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës vlerësohet se po e vështirëson rrugën e republikës drejt integrimeve evropiane. Njohës të këtyre proceseve kanë kërkuar nga partitë politike që të gjejnë një konsensus sa më shpejt, pasi thonë se vendin e presin sfida në arenën ndërkombëtare.
Janë bërë gati dy vjet që Kosova është nën masa shteteve evropiane, dëmet e të cilave kapin vlerën e mbi 300 milionë eurove.
Njohës të proceseve thonë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, do ta vështirësojë edhe më shumë rrugën e vendit drejt integrimeve. Andaj edhe të njëjtit kanë kërkuar që sa më shpejt përfaqësuesit e popullit të bëjnë zgjidhje, në mënyrë që vendi të përballet me sfidat që po e presin.
Artan Muhaxhiri, njohës i politikës, tha për RTK se jemi në proces të shumë angazhimeve integruese dhe pa institucioneve, jo vetëm që bllokohen, por humbet tendenca inercioni e ecuria dhe kjo është e pafalshme nga vendimmarrësit kosovar
Edhe Besa Luzha, njohëse e politikës, tha se çdo hap përpara për marrëveshje politike është fitore, sepse formohen institucionet.
Ndonëse kanë kaluar 17 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, 119 shtete gjithsej ka njohur shtetësinë e Kosovës.
Dy shtetet e fundit që njohën pavarësinë ishin Kenia dhe Sudani.
Ndërsa, republika edhe më tej vazhdon të jetë larg anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Interpol, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Evropës. RTK