AMMK: Cilësia ajrit në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë janë në gjendje të rënduar pas ardhjes së pluhurit nga Sahara

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ajrit në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë janë në gjendje të rënduar. AMMK ka sqaruar se si rezultat i kushteve meteorologjike të ardhjes së pluhurit nga Sahara ka ndikuar në përkeqësimin e ajrit në këto qytete. Tutje kjo Agjenci bën të ditur se…

Lajme

28/03/2024 11:19

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ajrit në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë janë në gjendje të rënduar.

AMMK ka sqaruar se si rezultat i kushteve meteorologjike të ardhjes së pluhurit nga Sahara ka ndikuar në përkeqësimin e ajrit në këto qytete.

Tutje kjo Agjenci bën të ditur se bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës së Saharës përfshinë shpesh Evropën.

“Gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5.

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.” /Lajmi.net/