Amir Rrahmani në formën jetësore, zë vend në formacionin e javës në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po kalon në sezonin më të mirë të karrierës me ekipin e Napolit. Rrahmani është shumë afër titullit kampion në Serie A me klubin e tij dhe paraqitjet e kosovarit po vlerësohen lartë nga të gjithë në Itali, shkruan Lajmi.net Së fundmi ai bëri një asist në fitoren…

Sport

21/02/2023 16:24

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po kalon në sezonin më të mirë të karrierës me ekipin e Napolit.

Rrahmani është shumë afër titullit kampion në Serie A me klubin e tij dhe paraqitjet e kosovarit po vlerësohen lartë nga të gjithë në Itali, shkruan Lajmi.net

Së fundmi ai bëri një asist në fitoren e Napolit (0-2) ndaj Sassuolos për sulmuesin Victor Osimhen. E, për shkak të paraqitjes së tij në këtë duel, ai ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës me notën 8.1.

Pra në xhiron e 23-të në Serie A, emri i Rrahmanit shihet në mbrojtje me dyshen tjetër të Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro.

Napoli është duke kryesuar tabelën në Itali me 62 pikë, 15 pikë më shumë se vendi i dytë, Interi (47). Kujtojmë që sonte skuadra italiane luan ndeshjen e parë në fazën 1/16 në UEFA Champions League ndaj Eintracht Frankfurtit./Lajmi.net/